Flash News

POLITIKOFF

Irina Shayk flet për romancën me Kanye West dhe raportin me Bradly Cooper

Irina Shayk flet për romancën me Kanye West dhe raportin me Bradly

Modelja ruse Irina Shayk, pavarësisht se thotë se do që t`i mbajë sa më private lidhjet e saj apo jetën sentimentale, modelja është përfolur gjithmonë për to. Edhe për faktin sepse në jetën e saj ka pasur si partnerë njerëz shumë të famshëm dhe me ndikim si Cristiano Ronaldo, Bradley Cooper apo së fundmi dhe reperin Kanye West.

Irina Shayk flet për romancën me Kanye West dhe raportin me Bradly

Së fundmi, modelja ka pozuar për "Highsnobiety’s edicionit inaugurues të “Hihgstyle” ku dhe ka dhënë intervistë dhe sigurisht që do pyetej dhe për romancën me reperin e njohur, ish-bashkëshortin e Kim Kardashian.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by irinashayk (@irinashayk)

Irina është përgjigjur tërthorazi duke thënë:

“Nesër do të ketë thashetheme se jam duke takuar derëtarin tim, në rregull? Pastaj pasnesër, do të jetë dikush tjetër. Shikoni, gjithmonë ka diçka atje, dhe unë po e mbaj për vete."

E ndërsa për marrëdhënien e saj me aktorin dhe regjisorin Cooper, me të cilin ka dhe një vazjë, është shprehur:

“Ai është një baba i plotë, praktik-asnjë dado. Lea shkoi me pushime me të për gati dy javë, dhe nuk i kam telefonuar asnjëherë."

Të fundit