Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Ironizoi Luizin me Eduart Grishajn? Tan Brahimi sqaron videon virale
Tani Brahimi dhe Eduart Grishaj publikuan pak ditë më parë një video ku bënin shaka mbi raportin e Luiz Ejllit me tanimë kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Becin. Në video ish-banori i “Big Brother VIP” i thoshte regjisorit se ai ishte Benet Beci i tij.
Kjo video nuk u prit dhe aq mirë nga të gjithë me një pjesë të fansave të Luizit që e morën si tallje ndaj tij dhe veprim jo të bukur. Gjithsesi, konteksti ishte tjetër dhe e ka treguar vetë aktori.
I ftuar në emisionin 'Glamour Zone', Tani rrëfeu:
“Nuk ka qenë tallje, ka qenë humor. Sepse Luizi tha se Beneti e ka ndihmuar në ditët e tij më të vështira, dhe Eduarti ka bërë të njëjtën gjë me mua. Më është gjendur pranë kur kam patur më tepër nevojë.”