Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Irsa Golemi, një histori suksesi në Gjermani. E para shqiptare që shkëlqen në artet e bukura në Hamburg

Ndoshta është shpejt për ta thënë, por duket sikur historia përsëritet për të gjithë shqiptarët e talentuar që nisin një jetë të re jashtë Shqipërisë. Pas përpjekeve maksimale për të gjetur një vend të sigurt për talentin e tyre në vendlindje, përçapjeve e burokracive, zyrave të njëpasnjëshme e firmave të pafundme, sapo kalojnë kufirin gjërat bëhen vetvetiu më të thjeshta – me një të kërcitur të gishtit. Jo se rruga është e shtruar për pasionin dhe profesionin e tyre, por nëse këto të dyja janë të forta dhe puna e madhe, gjithçka shkon në drejtimin e vet dhe fare natyrshëm drejt suksesit.
Për fat të keq, për ata flitet pak, ndonëse janë shumë. Vit pas viti, ikin të tjerë të rinj të talentuar që gjejnë veten në një vend tjetër për të realizuar ëndrrat e tyre. Ne të këtushmit na lënë t’i presim derisa një ditë të binden dhe të kthehen për të kontribuar në vendlindje.

Gjithsesi, për Irsa Golemin ka ende kohë. Është vetem 20 vjeç, por mjaft e talentuar në profesionin/et e saj. Vendimi dhe rrugëtimi drejt Gjermanisë nuk ishte aspak i thjeshtë, por sapo shkeli atje, me ambicie dhe vullnet, për një kohë fare të shkurtër, Irsa shkëlqeu... Në kuptimin e parë të fjalës.Për një shkodrane që është marrë që në fëmijëri me aktivitetet kulturore e artistike të qytetit të saj, nuk është aq e thjeshtë të largohet dhe të nisë gjithçka nga e para në Gjermani. Por Irsa e mori këtë vendim 2 vjet më parë, me bindjen se do ta gjente veten shpejt. Dhe ashtu ndodhi.

Kush është Irsa Golemi?
E lindur dhe e rritur në një familje të ngritur në Shkodër, Irsa është krenare për origjinën e saj, sepse aty, në vatrën e saj të lindjes u është mëshuar fort vlerave të një niveli arsimi të lartë, për të krijuar imazhin e një vajze me këmbë në tokë, të pavarur dhe të plotësuar.
‘Ndaj u nisa drejt Gjermanisë për të njohur dhe sfiduar veten në të gjitha dimensionet. Tashmë, prej dy vjetësh jetoj këtu dhe studioj në Universitetin Shtetëror të Kölnit për Shkenca të Medieve Televizive dhe International Business. Kjo e fundit ka në fokus ekonominë dhe menaxhimin e medieve. Jam kualifikuar në gazetari dhe moderim dhe kam punuar redaktore dhe moderatore në radion e Kölnit”, – nis Irsa ta prezantojë veten dhe me kaq kuptohet që nuk ke të bësh aspak me një 20-vjeçare që studion një degë çfarëdo në universitet, që pjesën e dytë të ditës e kalon kafeneve me miqtë apo që mbush kohën me gjëra të zakonshme.

Studimet në Shkencat e Medieve Televizive nuk ishin qëllimi kryesor i Irsës. Së fundmi, ajo ishte pjesë e një ‘Casting Tour’ të zhvilluar nga Stage School Hamburg (shkolla e parë dhe më e madhja në Gjermani përsa u përket arteve të performuara) dhe në bazë të aftësive të saj në aktrim dhe këndim, u përzgjodh mes qindra të huajve për të studiuar ‘Performing arts/ Musical Theatre’ (e para shqiptare që e arrin të fitojë një degë të tillë në këtë universitet).

Nisur nga performancat e saj të jashtëzakonshme, Irsës iu dha mundësia të punojë në një nga televizionet më të mëdha në Gjermani, NDR (Norddeutsche Rundfunk ose Televizioni i Gjermanisë së Veriut), në të cilin, krahas punësimit, ka mundësi edhe të marrë kualifikime të tjera në fushën e prezantimit:
“Dua që të arrij në nivele më të larta në daljet e mia në skenë në të ardhmen. Natyrisht, më ndihmon shumë edhe elokuenca në të folurën e gjuhës së huaj, në gjermanisht, po edhe nga pasioni dhe dëshira e madhe që kam për të penetruar në industrinë e artit dhe të mediave në një vend të huaj”, – tregon Irsa për Class duke shtuar se sfida nuk ishte vetëm kaq: “Tashmë jam e para shqiptare që studioj në Stage School Hamburg në degën e Musical”.

Por fillimet artistike nuk i pati në Gjermani. Si mund të ndodhë ndryshe për një vajzë shkodrane? ‘Që në moshën 6-vjeçare jam aktivizuar pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Shkodër, ku jam shpallur shumë herë fituese e çmimeve të para në konkurset e interpretimit. Më vonë pastaj m’u besuan rolet e prezantueses në programet e fundvitit, duke vazhduar pastaj me aktrimin, në shumë role kryesore të dramave. Në një numër të konsiderueshëm të tyre, kam qenë edhe protagoniste, madje edhe jam shpallur ‘Aktorja protagoniste më e mirë’ pranë Teatrit ‘Migjeni’, dhënë nga drejtoresha e Teatrit, znj. Rita Gjeka’.

Përveç prezantimit dhe aktrimit, Irsa ka marrë pjesë edhe në sfilatat e modës dhe shumë aktivitete të tjera kulturore. Sigurisht, pa lënë mënjanë edhe këngën dhe pjesëmarrjen në Festivalet Rinore të zhvilluara në Shkodër.
Për të mos e lënë pas këngën, sapo shkoi në Gjermani, Irsa nisi të marrë mësime kantoje në shkollën e sopranos së njohur Migena Gjata, motrës së Elvana Gjatës. Madje, aq shpejt u familjarizua e u apasionua pas saj, saqë e quan shtysën kryesore për të arritur dhe prekur suksese të tjera në të ardhmen: ‘Krahas familjes (e cila është mbështetësja më e madhe për mua), Migena është shtysa ime kryesore në Gjermani, që më ka shtyrë drejt realizimit të ëndrrave të mia.’ Drejt qëllimit final dhe ëdrrës më të madhe mund të ndikojnë shumë faktorë, por për Irsën duket se pengesat janë sheshuar. Aq kohë sa pasioni vazhdon të udhëheq rrugën e saj drejt suksesit dhe aq kohë sa ëndrra më e madhe duket se është afër... Aq sa ka mbetur është thjesht dhe vetëm çështje kohe./Class
Të fundit
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11