Flash News

POLITIKOFF

“Ish-burrin e kam shok”, këngëtarja shqiptare: Përpara se të vija në emision ishim bashkë

“Ish-burrin e kam shok”, këngëtarja shqiptare:

Vokalistja e grupit “Djemtë e Detit”, Mimoza Selimi prej vitesh është shpërngulur në Zvicër. Në një intervistë për “Rudina” në Tv Klan, Mimoza zbuloi se prej kohësh është divorcuar dhe se tashmë ka nisur një lidhje dashurie në Zvicër.  Ajo tregoi gjithashtu se me ish bashkëshortin ruan një marrëdhënie të veçantë.“Ish-burrin e kam shok”, këngëtarja shqiptare:

“Ishte dhe mbetet shoku im më i mirë. Përpara se të vija në studio ishim bashkë. Kam pasur fat. Ne kemi qenë një nga çiftet e rralla shqiptare që kemi pasur një marrëdhënie miqësie, besimi. Kur njerëzit janë mendje hapur, Rudina, gjejnë gjithmonë një zgjidhje me shumë qytetari, pa i bërë keq njëri-tjetrit dhe për të ruajtur gjërat e bukura sepse kemi qenë jo pak, por 14 vite bashkë. Ne flasim në telefon, bisedojmë për gjëra, tregojmë dhe ndihem me shumë fat sepse duhet të jenë të dy që ta kenë të njëjtin mendim për t’i pranuar gjërat, që kur vjen një moment dhe mbaron, mbaron por e rëndësishme është të ruash respektin dhe për fat, ne e kemi”, është shprehur Mimoza.

Të fundit