Flash News

POLITIKOFF

Ish-deputeti i PD-së: Puthjen e parë e kam dhënë me paterica 

Ish-deputeti i PD-së: Puthjen e parë e

I ftuar sot në rubrikën “Gjysma ime” në programin “E diela shqiptare” në Tv Klan, ka qenë ish- deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati – i cili momentalisht është drejtuesi i kësaj partie në Shkodër, bashkë me bashkëshorten e tij Ardiolën. 

Ish-deputeti ka dhënë një intervistë pak më ndryshe nga çfarë jemi mësuar duke e parë, pasi ka folur për romancën me Ardiolën, momentin e njohjes dhe puthjen e parë që kanë shkëmbyer. 

Bushati ka treguar se puthjen e parë me bashkëshorten e ka dhënë kur ishte me paterica: 

Si takimi i parë ishte mjaftueshëm, pastaj oreksi vjen duke ngrënë (qesh). Unë kam pasur një problem  me gjurin dhe në Janar kam shkuar jashtë për të bërë ndërhyrjen e gjurit sepse ishte delikate. Përveç problemit të gjurit ishte dhe rikuperimi nga operacioni, kështu që zgjati një muaj e ca ditë. Dhe puthjen e parë e kam dhënë kur kam qenë në paterica dhe mu shtua vetëbesimi, thashë kur arrij të bëj për vete gjithë këtë gocë me paterica.” 

Të fundit