Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Ish-gruaja e Jeff Bezos ndahet edhe nga bashkëshorti i dytë
MacKenzie Scott ka bëri një kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj i dytë, Dan Jewett, të hënën, pas më pak se dy vitesh martesë. Sipas dokumenteve të siguruara nga New York Times, Jewett nuk e kundërshtoi divorcin dhe ndarja e pasurisë tashmë është përcaktuar në një marrëveshje paramartesore.
Ish-çifti - i cili u martua në heshtje në mars 2021 - la të kuptohet për problemet martesore kur emri i mësuesit të shkencës u zhduk papritur nga zotimet filantropike të Scott. Në faqen e Giving Pledge, ku miliarderët premtojnë të japin gjysmën e pasurisë së tyre para se të vdesin, letra e tij nuk shfaqet më me të sajën. Në biografinë e saj në Amazon gjithashtu u fshi plotësisht çdo përmendje e burrit të saj të dytë.
Divorci i Scott vjen tre vjet pasi ajo dhe Jeff Bezos njoftuan se po ndaheshin pas 25 vitesh martesë. Pas divorcit të tyre, Scott u bë personi i 12-të më i pasur në botë pasi pasuritë e Bezos u ndanë në gjysmë.