Flash News

POLITIKOFF

Ish-kancelarja gjermane në një piceri në Napoli, shefi: Menduam se ishte sozia e saj

Ish-kancelarja gjermane në një piceri në Napoli, shefi: Menduam

Pamjet e ish-kancelares gjermane Angela Merkel në një piceri në Napoli po bëjnë xhiron e rrjetit.

Merkel është parë e veshur me një xhaketë të kuqe, teksa ishte ulur e vetme në një piceri në lagjen Santa Lucia ku ka provuar picën autentike napolitane.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja shefi i picave i ka shërbyer personalisht Merkel, teksa nuk e ka fshehur habinë e tij për prezencën e ish-kancelares. 

"Menduam se ishte një sozi... pastaj pamë truprojën", ka deklaruar shefi.

Mësohet se pas ndalesës në piceri ku ka shkrepur edhe disa foto me stafin, Merkel është kthyer në ishullin italian, Ischia, ku kishte rezervuar pushime deri më datën 10 maj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Giornale La Voce (@giornalelavoce)

Të fundit