Flash News

POLITIKOFF

Ishte duke performuar në skenë, humb jetën tragjikisht këngëtari i njohur

Ishte duke performuar në skenë, humb jetën tragjikisht

Këngëtari Michael Benjamin, i njohur me emrin e artit Mikaben, humbi jetën mbrëmjen e djeshme gjatë performancës së tij në një koncert në ‘Accor Arena’, në Paris.

Sipas raportimeve, mësohet se 41-vjeçari ndërroi jetë në vend, pavarësisht ndihmës së shpejtë që iu dha. Dyshohet se shkak është bërë një sulm në zemër.

Ishte duke performuar në skenë, humb jetën tragjikisht

Mikaben ishte i ftuar nga grupi 'Carimi', i krijuar në vitet 2000, me rastin e një koncerti në Francë. Sipas videove të publikuara në rrjetet sociale, ai u rrëzua papritur teksa po largohej me shpejtësi nga skena. Pas ngjarjes, koncerti u ndërpre.

I lindur në Port-au-Prince, në vitin 1981, djali i këngëtarit Lionel Benjamin, Mikaben, ishte këngëtar, kompozitor dhe producent. Ai kishte realizuar disa pjesë të suksesshme me grupin ‘Carimi’, si ‘Baby I Missed You’ etj.

Të fundit