Flash News

POLITIKOFF

“Ishte në gjendje të rëndë me oksigjen”, miqtë e Hueyda El Saied tregojnë për bisedat e fundit me të

“Ishte në gjendje të rëndë me oksigjen”,

Ndarja nga jeta e parakohshme e artistes shumë dimensionale, Hueyda El Saied, ka prekur këdo që e ka njohur atë. Hueyda humbi betejën me kancerin e gjirit në moshën 46-vjeçare, duke lënë djalin e  saj në moshën 6-vjeçare.

Ajo kishte një vit që po përballej me këtë betejë, por kishte zgjedhur mos ta ndante me askënd këtë. Miq të artistes, në një “In memorium” për të në “Ftesë në 5”, treguan se ky lajm i trishtë i humbjes së saj ka qenë shumë i papritur.

“Kisha kuptuar diçka por nuk ma merrte mendja kurrë. Në fillim kishte shpresë, por sëmundja iu përhap në trup në mënyrë agresive”, tha koreografja Kozeta Bakiu e përlotur.

Ajo shprehet se artistja ishte kujdesur që të mos i ngelte asnjë peng, ndërsa u kujdes që djali të merrte mbiemrin e bashkëshortit që ta linte në ‘duar’ të sigurta.

“Kur kisha ditëlindjen këtë vit, më solli një pikturë të sajën dhe më tha që i është rikthyer pikturës”, rrëfen Bakiu.

“Nuk kam guxuar të pyes. Na thoshte që do vinte të takoheshim. Akoma nuk më besohet që nuk është më. Është ajo vajza ndryshe, shumë dimensionale, e talentuar, show girl e para shqiptare. Në librat e saj, nuk lodhej së shkruari, aktiviste e të drejtave të njeriut, juriste në profesion. Gjithnjë e qeshur. Do të mbetet gjithmonë në mendjen time” shprehet miku i saj, gazetari Ardi Pulaj.

Miqtë thonë se Hueyda i kishte kërkuar të mblidheshin si gjithmonë, për të festuar së bashku, kur të vinte në Tiranë, takim që nuk u realizuar dhe për miqtë e saj mbetet peng.

"Ka qenë me terapi, ka qenë me oksigjen. Për një vit e ca", - tregoi Bledi Strakosha, i cili tha se i vjen keq që jeta e saj ka qenë me kaq shumë peripeci.

Të fundit