Flash News

POLITIKOFF

Ishte vetëm 15 vjeç! Nevina Shtylla tregon emocionet e para të ekranit

Ishte vetëm 15 vjeç! Nevina Shtylla tregon emocionet e para të

Moderatorja Nevina Shtylla vendosi të shkëputej nga ekrani në fillim të këtij viti. Megjithatë televizioni siç duket do të jetë gjithmonë ajo “pjese e jetës” ku ajo ndjehet më komode se kurrë.

Në një postim në Instastory, e pyetur nga një ndjekës i saj se si ka qenë momenti i parë kur ajo është vënë përballë kamerave, ka treguar me detaje emocionet që ka përjetuar.

“Shumë emocione. Rrahje të forta zemre. Dhe sigurisht që ajo çfarë thashë ishte tjetër për tjetër nga ajo çfarë kisha planifikuar fillimisht të thoja. Kam qenë 15 vjeç dhe që atëherë më është dashur të punoj shumë, të dështoj e të provoj sërish, që të fitoj qetësinë që kam sot në skenë. Edhe pse emocionet janë më lehtësisht të kontrollueshme tani, ka ende vend për përmirësim”, shkruan Nevina Shtylla në postimin e saj.

Ishte vetëm 15 vjeç! Nevina Shtylla tregon emocionet e para të

 

Të fundit