Flash News

POLITIKOFF

Italia i dha zero pikë Shqipërisë, Klaudia Pepa: E mërzitur, ishte fyese

Italia i dha zero pikë Shqipërisë, Klaudia Pepa: E mërzitur,

Klaudja Pepa ka qenë e ftuar në "Just Dance" në Top Channel, ku ka folur dhe për eksperiencën e saj në Eurovizion, ku theksoi që ka qenë një grup me frymë pozitive dhe se e kanë shijuar.

Balerina shqiptare  e cila prej vitesh jeton dhe vepron në Itali, tha se ka qenë  entuziazmuar për këtë eksperiencë pasi përfaqësonte Shqipërinë në Itali.

 “Jam shumë entuziaste për këtë eksperiencë. Jam dyfish e emocionuar, sepse kërceja në Itali, performoja në Itali, por përfaqësoja Shqipërinë, kështu që ishte diçka shumë speciale”, tha Klaudia. Ajo komentoi dhe komentet negative për koreografinë.

“Zgjedhja nis nga kërkesat e Ronelës si këngëtare dhe unë, si koreografe, kam plotësuar kërkesat e saj. Kjo është detyra jonë. Koreografia është energjike, është sensuale dhe është një bombë. Për mua është kështu,” tha ajo ndërsa shtoi se është ndier e fyer nga Italia pasi nuk i dha asnjë pikë Ronelës.

“Pak po, është e vërtetë. Zero pikë është pak fyese për çdokënd, por që nuk është në dorën tonë si individë, nuk na takon ne. E mërzitur pak po”, tha Klaudia.

Të fundit