Flash News

POLITIKOFF

Italianët "të çmendur" pas Arbana Osmanit, e duan prezantuese në Itali për "Grande Fratello"

Italianët "të çmendur" pas Arbana Osmanit, e duan

Arbana Osmani është komplimentuar jashtëzakonisht shumë për prezantimin e "Big Brother Vip" dhe ky është një format që i rri shumë mirë moderatores dhe nuk do kishte kuptim pa prezantimin e saj, por rikthimi pas kaq shumë vitesh, ka qenë edhe më i suksesshëm për të.

Por jehona dhe suksesi nuk ka qenë vetëm në Shqipëri por edhe në Itali, ku fansa të zjarrtë të "Grande Fratelo" (Big Brother) kanë kërkuar që Arbana të jetë prezantuese e tyre.

Ata kanë shprehur gjithë admirimin për të dhe kjo gjë është bërë virale kudo në Twitter.

Faqja “Trash TV Stellare”, që njihet për komentet dhe përshtypjet lidhur me “Grande Fratello” në Itali dhe jo vetëm, ka komentuar edhe Arbanën, duke e komplimentuar e duke risjellë në kujtesë vizitën e saj të pak ditëve më parë në Itali dhe takimet me stafin e “Grande Fratello”. 

“Kam parë disa pjesë nga puntata e parë dhe ndonëse nuk kam kuptuar asgjë, ajo është çmendurisht e mirë”, shkruhet në postim, referuar moderatores.

Ndërkohë, në një tjetër postim, shkruhet: “Jam duke qarë për shqiptarët, që e kanë studion identike si tonën”, krahas disa fotove nga studioja e transformuar e “Big Brother VIP” në Shqipëri, pas 4 viteve mungesë.

Ndërkohë, pasi ka ripostuar këtë “tweet”, një tjetër italiane shkruan: “Është shumë e mirë, bëni që të vijë tek ne."

Të fundit