Flash News

POLITIKOFF

Iva Tiço flet për krisjen e miqësisë së Monikës dhe Arjolës

Iva Tiço flet për krisjen e miqësisë së Monikës

Të dielën që lamë pas është xhiruar punata prime e "Fan Clib", e cila u transmetua më pas të martën. Në këtë puntatë u vërejt një ftohje nga ana e Arjolës me Monikën dhe kjo u bë një temë diskutimi në mediat online dhe në rrjetet sociale.

Monika dhe Arjola kanë qenë mike të ngushta në BBV dhe madje Arjola e ka shpëtuar gjithmonë Monikën në zinxhirët e shpëtimit. Mirëpo mesa duket Arjola është e pakënaqur me Monikën në ndonjë pikë që ende se kemi kuptuar.

Disa komente në rrjetet sociale aludojnë se Arjola mund të jetë mërzitur me ndonjë nga videot e Monikës që ka parë pasi ka dalë nga shtëpia. Rreth kësaj teme ka folur dhe opinionistja e "Fan Club", Iva Tiço.

Ajo u shpreh gjatë intervistës në emisionin “Live from Tirana”, se Arjola ka reaguar ashtu pasi kishte 48 orë pa gjumë dhe pa ngrënë.

Iva Tiço flet për krisjen e miqësisë së Monikës

“Më bëri dhe mua përshtypje sepse Monika dhe Arjola kishin një marrëdhënie shumë të mirë. Monika m’u duk e befasuar dhe në një moment publiciteti e pyeta Arjolën dhe më tha që ishte shumë e lodhur, e pangrënë, më pak fjalë e rraskapitur. Madje më tha që kur u regjistrua spektakli kishte qenë 48 orë pa gjumë dhe pa ngrënë. E pyeta sepse m’u duk një reagim jo normal nga ana e saj, sidomos në momentin kur Monika tha kam gjetur një motër dhe Arjola ia kthen më një ‘Po’ pa buzëqeshur, pa dashuri. Kaq duhej që të shpërthenin titujt e portaleve. Mendoj se të dyja do ta sqarojnë marrëdhënien e tyre, edhe nëse ka ndonjë krisje besoj se do ta rindërtojnë përsëri raportin e tyre në mënyrë që mos ta bëjnë këtë gjë ushqim për portalet”, tha gazetarja.

Të fundit