Flash News

POLITIKOFF

Izolimi në shtëpi e ndihmoi në lehtësimin në shtëpi

Izolimi në shtëpi e ndihmoi në lehtësimin në

Teksa të shumtë janë ata që po luftojnë me problemet mendore që pandemia dhe karantina ka shkaktuar tek ta, duket se izolimi ka rezultuar të jetë pozitiv për disa të tjerë.

Aktoren Jennifer Aniston, mbyllja në shtëpi po e ndihmon të lehtësojë fobinë e saj më të madhe.

Gjatë një interviste në internet me Jimmy Kimmel, aktorja 51-vjeçare e serialit ikonik "Friends" pranoi se ndërsa situata e tanishme nuk është gjë tjetër veçse një makth, një gjë për të cilën ajo është padyshim mirënjohëse për të gjithë kohën e lirë në shtëpi.

“Sa kohë ka që kur e keni lënë shtëpinë tuaj?”, pyeti Jimmy. “Sot bëhen 3 javë”, u përgjigj Jennifer. “Ju pëlqen të jeni në shtëpi vetë,” vuri në dukje Jimmy.

Dhe aktorja tregoi se “Unë jam një agorafobe* e lindur. Kjo është një lloj ëndrre … jo një ëndërr është padyshim një makth. Por, për mua personalisht nuk ka qenë një sfidë."

“Gjëja më sfiduese është përcjellja e lajmeve dhe procesimi i tyre.” theksoi më tej Jenny.

*Frika nga vendet dhe situatat që mund të shkaktojnë panik, pafuqi ose siklet.

 

Të fundit