Flash News
Plagoset me armë zjarri i riu shqiptar në Greqi
Çfarë po ndodh? Bie Facebook, Instagram dhe WhatsApp
Aksident në Vlorë, makina përplas çiftin dhe vajzën e tyre 3-vjeçare
Konfirmon FIFA: Kupa e Botës 2034 do të zhvillohet për herë të parë në Arabinë Saudite
Aksident në Lezhë, i riu përplas me makinë 68-vjeçarin
Sipas një psikiatri të njohur, një nga gjërat më të rëndësishme që duhet të bëni nëse jeni në depresion është të largoni ushqimet e përpunuara nga dieta juaj.
“Shëndeti i zorrëve është kyç për shëndetin e trurit,” thotë Dr. Daniel Amen, një studiues i imazheve të trurit në Kaliforni. Në një video të fundit në TikTok, ai theksoi: Nëse konsumoni një dietë të pasur me ushqime të përpunuara, rreziku për të luftuar me depresionin rritet ndjeshëm.
Prej kohësh, studiuesit kanë theksuar rëndësinë e lidhjes mes zorrëve dhe trurit - ideja që zorra dhe truri komunikojnë vazhdimisht përmes një rrjeti nervor. Truri dërgon sinjale drejt zorrës për të përgatitur tretjen e ushqimit, ndërsa stresi mund të shkaktojë sinjale që provokojnë simptoma gastrointestinale, si diarreja.
Nga ana tjetër, mikrobioma e zorrëve - një seri bakteresh e virusesh në sistemin tonë tretës - prodhon kimikate që mund të ndikojnë në funksionimin e trurit dhe të kenë një ndikim të madh në humorin tonë.
Pra, kur truri dhe zorra bashkëpunojnë, ushqimi që konsumoni mund të jetë çelësi i shëndetit tuaj mendor!