Flash News

POLITIKOFF

Ja cili është mëngjesi ideal sipas mjekut

Ja cili është mëngjesi ideal sipas mjekut
Mëngjesi nuk është vetëm vakti i parë i ditës, por shumë ekspertë komentojnë se ai luan një rol vendimtar në performancën fizike dhe mendore.

Disa zgjedhin një kafe të shpejtë, të tjerë preferojnë tost , disa drithëra, secila zgjedhje ka avantazhet e veta ushqyese.

Sigurisht, ka edhe nga ata që nuk hanë asgjë në mëngjes sepse thjesht nuk janë të uritur kur zgjohen.

Mjeku spanjoll Antonio Escribano, rekomandon një mëngjes mesdhetar si një zgjedhje ideale.

Ai përmendi konkretisht se kombinimi i bukës, domateve, proshutës dhe vajit të ullirit të virgjër është një zgjedhje e ekuilibruar që siguron lëndë ushqyese dhe promovon mirëqenien.

Escribano paralajmëroi se duhet shmangur mëngjeset e tepërta, ku ato duhet të hahen ngadalë dhe jo shpejt për të shmangur shtimin në peshë. Syri.net-iefimerida.

Të fundit