Flash News

POLITIKOFF

Ja kush është arsyeja e ftohjes së marrëdhënies së Mikielës me Efin

Ja kush është arsyeja e ftohjes së marrëdhënies së

Dy ish banoret e Big Brother Vip, Mikela Pupa dhe Efi Dhedhes kishin krijuar një miqësi të ngushtë që prej eksperiencës së tyre në programin e “Për’puthen”.

Pas përfundimit të “Big Brother VIP” u duk sikur marrëdhëniet mes dy vajzave u ftohën.

 Efin dhe Mikelën, deri tani shoqe shumë të ngushta, nuk i kemi parë më aq shpesh në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Kjo ka bërë që ndjekësit të aludojnë seç’mund të kishte ndodhur mes tyre dhe miqësisë aq të ngushtë që kishin me njëra-tjetrën.

Për këtë ka folur vetë Mikela, e cila ka sqaruar njëherë e mirë situatën.

Ajo i është përgjigjur fansave të cilët e kanë pyetur në instagram rreth miqësisë me Efin, duke i thënë se vazhdojnë të jenë njësoj shoqe por s’takohen më aq shpesh, pasi janë të dyja të lidhura.

 “Mua s’më dukesh njësoj si më përpara me Efin”- i shkruan një ndjekës ndërsa Mikela ia kthen:

“Se nuk jemi më njësoj. Ishim single, tani jemi të lidhura”.

Ajo madje ka treguar edhe bisedën e fundit me Efin, ku ajo e pyet ç’dhuratë dëshiron Mikela për ditëlindje.

Nga komunikimi i tyre, kuptojeni vetë sa “të ngrohta” janë me njëra-tjetrën.

Të fundit