Flash News

POLITIKOFF

"Jam duke ia pre kokën mbretit të zi"/ Basha feston ditëlindjen, surprizohet nga të rinjtë e FRPD-së

"Jam duke ia pre kokën mbretit të zi"/ Basha feston

Kryetari i PD, Lulzim Basha feston ditën e sotme ditëlindjen. Ai është surpizuar nga të rinjtë e FRPD-së, të cilët e kanë pritur në hyrje të selisë blu me një tortë, të dekoruar në formën e një fushe shahu.

Basha i ka falenderur të rinjtë, të cilët i kënduan atij, këngën e ditëlindjes. Basha ka prerë tortën, duke e shoqëruar me një batutë. “Jam duke ia pre kokën mbretit të zi”, thotë Basha, i cili sot mbush 47-vjeç.

Kujtojmë se sot në PD është heshtje zgjedhore, ndërsa nesër anëtarët e partisë do të shkojnë drejt kutive për të zgjedhur drejtuesin e ri. Në garë për kreun e PD janë: Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lulzim Basha (@lulzimbasha)

Të fundit