Flash News

POLITIKOFF

“Jam me fat që jam gjallë”, Ashton Kutcher rrëfen betejën me sëmundjen e rëndë

“Jam me fat që jam gjallë”, Ashton Kutcher rrëfen

Aktori i njohur Ashton Kutcher ka rrëfyer së fundmi se një sëmundje autoimune nga e cila vuan, e ka lënë pa aftësinë për të parë, dëgjuar apo ecur. 44-vjeçari ka thënë nëpërmjet një prononcimi për mediat e huaja se:

Rreth dy vite më parë, kisha një formë të çuditshme, super të rrallë të vaskulitit që ma mposhti shikimin, ma mposhti dëgjimin, ma mposhti gjithë ekuilibrin tim.

“Jam me fat që jam gjallë”, Ashton Kutcher rrëfen

Aktori i famshëm i Hollywood-it ka thënë se i është dashur rreth një vit për të rikthyer secilën nga shqisat. Vaskuliti është një sëmundje e rrallë autoimune që mund të shkaktojë inflamacion të enëve të gjakut duke rezultuar në kufizimin e rrjedhës së gjakut. Ekzistojnë shumë forma të vaskulitit, por shumica e tyre sulmojnë së paku një organ. Kutcher shtoi:

Nuk e vlerësoni vërtet derisa të zhduket. Derisa të thuash: ‘Nuk e di nëse do të jem në gjendje të shoh përsëri, nuk e di nëse do të jem në gjendje të dëgjoj përsëri, nuk e di nëse do të jem në gjendje të eci sërish. Jam me fat që jam gjallë.

Më herët, Mila Kunis dhe Ashton Kutcher kanë dhuruar tre milionë dollarë për refugjatët ukrainas. Çifti i aktorëve kanë hapur një llogari për mbledhje fondesh në ‘GoFundMe’ me synimin e arritjes së shifrës të 30 milionë dollarëve për ndihma humanitare në kampet e refugjatëve.

Të fundit