Flash News

POLITIKOFF

Jam plotësisht i vaksinuar. A është e sigurt të socializohem përsëri?

Jam plotësisht i vaksinuar. A është e sigurt të socializohem

  • Ekspertët thonë se është e sigurt për dy persona që janë vaksinuar të kalojnë kohë së bashku në ambiente të mbyllura, por duhet të merren parasysh disa faktorë.
  • Vaksinat Pfizer dhe Moderna marrin secila 2 javë pas dozës së dytë për të arritur mbrojtjen maksimale. Për vaksinën Johnson & Johnson, është 4 javë.
  • Njerëzit të cilët janë vaksinuar ende kanë nevojë të mbajnë maskë dhe të praktikojnë distancën sociale ose fizike në publik.

Nëse ju dhe një mik jeni vaksinuar të dy, për shembull, a është ide e mirë të kaloni kohë së bashku në ambiente të mbyllura pa maskuar?

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) së fundmi shpallën "Trusted Source" (Burimin e Besuar) serinë e parë të rekomandimeve të shëndetit publik për njerëzit plotësisht të vaksinuar. Por, si shumë çështje në lidhje me sigurinë gjatë pandemisë, ekspertët thonë se ka ende disa faktorë për t'u peshuar.

Sa kohë duhet të pres derisa të mbrohem nga vaksina?

Së pari, para se të mendoni për një takim me një mik, duhet të siguroheni që të dy jeni vaksinuar plotësisht dhe keni pritur kohën e duhur për të arritur imunitetin maksimal.

"Për vaksinën Pfizer ose Moderna, duhet të jeni të paktën 2 javë pas dozës së dytë", tha Dr. Krystina Woods, epidemiologe spitalore dhe drejtor mjekësor i parandalimit të infeksionit në 'Mount Sinai West' në New York City. "Në atë pikë, ju keni arritur atë që ne besojmë se nga studimet është efikasiteti maksimal. Dhe do të doni të siguroheni që me këdo që po takoheni është në të njëjtën varkë. ”

Nëse merrni vaksinën Johnson & Johnson, e cila mori miratimin emergjent nga Shoqata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në fund të shkurtit, do t'ju duhet vetëm një dozë.

Sipas CDC, një person konsiderohet i vaksinuar plotësisht nëse kanë kaluar 2 javë ose më shumë që nga marrja e dozës Johnson & Johnson. Por Woods rekomandon të presësh pak më shumë para se të kalosh kohë me të tjerët brenda dhe pa maskë.

"Ekziston një imunitet që fillon të zhvillohet 2 javë pas dozës, por ju vërtet duhet të prisni 4 javë, sepse atëherë është më mbrojtëse", tha Woods.

Burimi: Healthline/ Përshtati në shqip: Politiko

Të fundit