Flash News

POLITIKOFF

Jay Z nuk dinte not dhe e mësoi vetëm para disa kohësh për shkak të së bijës

Jay Z nuk dinte not dhe e mësoi vetëm para disa kohësh për

Reperi Jay Z ka treguar së fundmi në seritë e HBO Max, “The Shop: Uninterrupted” se ai nuk ka ditur të notojë deri para disa kohësh.

Jay Z nuk dinte not dhe e mësoi vetëm para disa kohësh për

Por reperi, vendosi të mësojë notin kur vajza e tij e parë, Blue Ivy, erdhi në jetë - në vitin 2012.

“E imagjinoja thjesht që ajo mund të binte në ujë dhe unë të mos mundesha ta shpëtoja. Ka qenë një metaforë në kokën time, që nëse s’do dija të notoja, s’do dija të isha baba i mirë për të. Kaq mjafton për të kuptuar si filloi marrëdhënia ime me vajzën”, ka thënë ai në “The Shop: Uninterrupted” që është dhënë në HBO Max.

Jay Z dhe Beyonce janë prindër edhe të dy binjakëve Rumi dhe Sir që erdhën në jetë në vitin 2017, të cilët i kanë ekspozuar shumë pak në rrjetet sociale.

Të fundit