Flash News

POLITIKOFF

Jennifer Aniston jep një mesazh të fortë për vaksinën kundër Covid-19

Jennifer Aniston jep një mesazh të fortë për vaksinën

Aktorja e famshme Jennifer Aniston është vaksinuar me vaksinën kundër Covid-19 dhe lajmin e ka dhënë vetë aktorja përmes një postimi në rrjetet sociale.

Jennifer Aniston ka dhënë një mesazh të fuqishëm për rëndësinë e vaksinës:

“E vaksinuar plotësisht dhe ndihem kaq mirë! Jemi shumë me fat dhe të privilegjuar që kemi mundësi të vaksinohemi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fatkeqësisht, kjo nuk mundësohet kudo. Siç të gjithë e dimë, shëndeti i njërit prej nesh prek shëndetin e të gjithëve. Po mendoj për ata që nuk e kanë ose s’do të mund ta kenë mundësinë të vaksinohen e të përqafojnë miqtë dhe familjarët,”- shkruan Aniston krahas fotos së saj me krahë hapur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jennifer Aniston (@jenniferaniston)

Të fundit