Flash News

POLITIKOFF

Jennifer Lopez bën postimin e parë në rrjetet sociale që nga kërkesa për divorc

Jennifer Lopez bën postimin e parë në rrjetet sociale që nga

Jennifer Lopez ka thyer heshtjen e saj për herë të parë që kur ka dorëzuar kërkesën për divorc nga aktori Ben Affleck, të martën.

Këngëtarja 55-vjeçare postoi në Instagram Stories të premten, por fansat që prisnin detaje mbi gjendjen e saj mendore ose ndarjen nga aktori 52-vjeçar mund të mbeteshin të zhgënjyer, shkruan DailyMail.

Në vend që të ndajë përmbajtje të re, JLo ripostoi një ‘selfie’ që e kishte realizuar më parë dhe që ishte shpërndarë nga një llogari e fansave. Postimi duket se ishte nga një fotosesion i realizuar në dhjetor të vitit 2020.

Jennifer dukej po aq e mrekullueshme sa gjithmonë në foton e rikthyer, e cila e tregonte me onde të trasha ngjyrë karamel që i binin në supet dhe gjoksin e saj.

 

Jennifer Lopez bën postimin e parë në rrjetet sociale që nga

Të fundit