Flash News

POLITIKOFF

Jennifer Lopez në një romancë të re me aktorin e famshëm?

Jennifer Lopez në një romancë të re me aktorin e

Jennifer Lopez dhe aktori Kevin Costner janë parë duke kaluar kohë së bashku pas pushimeve të ndara në Aspen, sipas burimeve të cituara nga MSN. Dy figurat e njohura të Hollywood-it duket se kanë krijuar një lidhje të afërt gjatë këtyre momenteve të përbashkëta.

Sipas raportimeve, Costner i ka dërguar Lopez një buqetë me lulet e saj të preferuara, një shampanjë dhe një shënim të personalizuar, pas kthimit nga udhëtimi. Gjestet romantike janë shoqëruar me kontakte të përditshme mes dyshes, të cilët po planifikojnë të takohen për një darkë sapo të gjejnë kohë në agjendat e tyre të ngarkuara, raporton Holr Magazine.

Edhe pse nuk ka ende një konfirmim zyrtar për natyrën e marrëdhënies së tyre, burimet pranë tyre sugjerojnë se lidhja e sapokrijuar po bëhet gjithnjë e më e fortë. Fansat e të dy aktorëve presin me kureshtje zhvillime të mëtejshme.

Të fundit