Flash News


POLITIKOFF

Jepet kartoni i parë i bardhë në historinë e futbollit, çfarë do të thotë kjo

Jepet kartoni i parë i bardhë në historinë e futbollit,

Për herë të parë në historinë e futbollit, një arbitër nxori një karton të bardhë gjatë një ndeshjeje futbolli në Portugali. Dihet se arbitrat tradicionalisht përdorin kartonin e verdhë - për paralajmërime - dhe të kuq - për pezullimin e përhershëm të një lojtari nga loja.

Kështu që ishte surprizë për njerëzit kur një karton i bardhë u shfaq gjatë ndeshjes së Kupës së femrave mes Sporting Lisbona dhe Benfica. Kartoni i bardhë, i njohur edhe si “kartoni i lojës së ndershme”, u prezantua nga Federata Portugeze e Futbollit dhe synon të promovojë moralin sportiv. Kartoni shpërblen sjelljet pozitive në fushë.

Deri më tani vetëm Portugalia e ka miratuar kartonin e bardhë dhe mbetet për t'u parë nëse do të përdoret në vende të tjera. Në të kaluarën, është përdorur edhe kartoni jeshil në ligën e Serisë B të Italisë dhe gjatë Conifa World Cup 2018, i cili është një turne ndërkombëtar për vendet që nuk janë të lidhur me FIFA-n.

Kartoni jeshil përdoret në disa sporte për të njoftuar një paralajmërim për lojtarin që ka kryer një shkelje të vogël e cila nuk është aq serioze sa të dënohet me karton të verdhë.

Të fundit