Flash News

POLITIKOFF

Jessie J flet për ndarjen me Channing Tatum përmes këngës së saj të re

Jessie J flet për ndarjen me Channing Tatum përmes këngës

Marrëdhënia e tyre nuk ka qenë shumë e qëndrueshme, pasi shpesh herë janë ndarë dhe ribashkuar. Mirëpo, kësaj radhe duket se është përfundimtare.

Jessie J dhe Channing Tatum u ndanë në Prill. Dyshja e nisën lidhjen e tyre në Tetor të vitit 2018, pasi aktori u nda nga bashkëshortja.

Jessie J dhe Channing Tatum nuk janë më bashkë dhe këngëtarja ka shkruar një këngë në të cilën flet për këtë ndarje.

 “The Sun” shkruan se “Simply in Love”, është një këngë e gjitha për ish-in e këngëtares, pra për aktorin.

Në tekstin e këngës ndër të tjera thuhet:

“Ti gjithmonë ëndërron për të nesërmen, ndërsa unë jam akoma duke menduar të djeshmen.

Kudo që shkon ti, dua të të ndjek, le të bëjmë një premtim sot.

Le ta marrim me ngadalë, me hapa të vegjël, që të mos e shkatërrojmë atë ç’ka vjen pas. Vetëm qëndro i qetë, që të mos nxitohemi, pa presione, vetëm qejf, nuk është garë, s’kemi pse të vrapojmë. Nëse do zgjasë përgjithmonë, le të jemi thjesht në dashuri.

 

 

Të fundit