Flash News

POLITIKOFF

“Jeta ime personale është gjithmonë në lajme”! Brad Pitt flet për herë të parë për divorcin me Angelina Jolie

“Jeta ime personale është gjithmonë në lajme”!

Aktori hollivudian Brad Pitt ka thyer heshtjen në një intervistë të rrallë për revistën GQ, duke folur hapur për jetën e tij personale, filmin më të ri “F1”, dhe për herë të parë, ndarjen nga ish-bashkëshortja Angelina Jolie.

Pitt, i cili prej dekadash ka qenë në qendër të vëmendjes për jetën e tij private, pranoi se ekspozimi mediatik ka qenë pjesë e përditshmërisë së tij për më shumë se 30 vjet.

“Jeta ime personale është gjithmonë në lajme. Për 30 vjet!”, tha ai.
I pyetur nëse filmi “F1” i ka shërbyer si një formë “arratisjeje” nga presioni i medias, aktori shpjegoi se nuk ka pasur kurrë një shkëputje të vërtetë nga vëmendja publike, duke shtuar se kjo ka qenë diçka me të cilën është dashur të mësohet.

“Është një lloj humbjeje kohe bezdisëse, ose edhe një humbje kohe, nëse e lejon të jetë kështu”, u shpreh Pitt.
Në lidhje me divorcin me Angelina Jolie, Pitt u tregua i rezervuar dhe dukshëm i çliruar emocionalisht, duke e përshkruar ndarjen si një proces i cili “thjesht mori fund”.

“Jo, nuk mendoj se ishte diçka kaq e rëndësishme. Thjesht diçka që mori fund. Ligjërisht,” – u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se e ka mbyllur këtë kapitull të jetës me qetësi dhe pjekuri.
Aktori gjithashtu deklaroi se tani ka gjetur një ekuilibër të brendshëm dhe ndjehet i rrënjosur në jetën e tij:

“Në thelb ndihem bukur… Jeta ime është relativisht e rrënjosur. Ndjej ngrohtësi dhe siguri me miqtë e mi, me të dashurit, me familjen time, me dijeninë se kush jam. Pra, është si një mizë që gumëzhin pranë meje herë pas here.”
Kjo intervistë e sinqertë e Brad Pitt vjen në një moment kur ai po përqendrohet gjithnjë e më shumë në projekte artistike dhe po ruan distancën nga zhurma e panevojshme publike.

Të fundit