Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
‘Jeta shpirtërore’, një histori që denoncon të gjitha veset e pushtetit

Një roman, që denoncon të gjitha veset dhe palavitë e një klase pushteti në dukje elitare, por krejtësisht e zvetënuar.
Informacion i përgjithshëm rreth librit
Dezideria, e bukur, e re dhe pamëshirshme është vajza e birësuar e Violës, një borgjezeje të pasur romane, por tërësisht të shthurur moralisht dhe seksualisht.
Romani zhvillohet si një intervistë e gjatë, ku një personazh i quajtur “Unë”, që mund të interpretohet si gazetar, psikolog, shkrimtar, interviston Deziderian, duke e ngacmuar me pyetje në dukje të thjeshta mbi jetën e saj, por nga ana tjetër duke nxjerrë në pah rrënimin e vërtetë të vlerave shoqërore.
Vajza rrëfen historinë e jetës së saj që nga fëmijëria e hershme me një qartësi dhe sinqeritet të skajshëm, rebelimin e saj ndaj familjes, klasës dhe shoqërisë, së cilës i përket jo për shkak të lindjes. E shtyrë nga një Zë i brendshëm, nga shpirti i revoltës, i cili do t’i imponohet përmes një “plani për shkelje dhe përdhosje” të të gjitha të ashtuquajturave vlera borgjeze, ajo nuk ngurron të ndërmarrë hapa të guximshëm që do ta shpien drejt prostitucionit, orgjisë, komplotit të rrëmbimit, grabitjes dhe incestit. Dezideria magjepset nga ideja e revolucionit, por jo thjesht nga ajo e një revolucioni të ngushtë politik, por diçka që do të fshijë hipokrizinë e rendit shoqëror ekzistues.
Romani zhvillohet si një intervistë e gjatë, ku një personazh i quajtur “Unë”, që mund të interpretohet si gazetar, psikolog, shkrimtar, interviston Deziderian duke e ngacmuar me pyetje në dukje të thjeshta mbi jetën e saj, por nga ana tjetër duke nxjerrë në pah rrënimin e vërtetë të vlerave shoqërore.
I botuar më 1978, “Jeta shpirtërore” ngjalli reagime të shumta negative te kritika italiane e asaj kohe. Shoqërimi i saj me prostituta, tutorë dhe zhigolo të klasës së mesme, që maskohen si revolucionarë, zhytur në afera seksiste e kthejnë në një lloj udhëtimi ekzistencialist e madje nihilist gjithë jetën e saj.
Kritika
Moravia është [...] një kombinim i rrallë i qëllimit moral dhe integritetit artistik, gjë që e ka vendosur atë ndër shkrimtarët më të mirë të Europës.
The Guardian
Ta akuzosh Moravian (i cili i ka idetë shumë të kthjellëta) për vuajerizëm do të thotë ta keqkuptosh profesionin e tij. Paralelizmi mes anormalitetit të shtratit dhe perversioneve të ndërgjegjes shoqërore e politike është më se i qartë.
Die Zeit
Një libër me të cilin vështirë se mund të ndihesh rehat, veçanërisht për faktin se skenat kyçe socio-seksuale, me një grotesk të vetëdeklaruar, kanë pak të ngjarë të jenë të besueshme. Megjithatë, pavarësisht teprimeve dhe lapërdhive të rastit (si përherë, erotizmi i Moravia-s e mbush kupën dhe derdhet), këtu bëhet fjalë për një frymë të mirëfilltë hetuese, të pastër, në stilin e de Sadit.
Me sa duket, fryma e kohës, për Moravian, është një frymë psikopatologjike, kufijtë e jashtëm të së cilës ai i gjurmon në këtë libër ngjethës, cingërisës e të makthshëm.
Kirkus Reviews
Moravia mbetet një nga poetët më të butë dhe më argëtues të limontisë së shekullit të njëzetë, të mërzisë gjeniale të krijuar nga triumfi i materializmit mbi vlerat njerëzore.
Boston Review
Si në shumë romane të tjera të Moravia-s, personazhi i saj kryesor është një grua, veprimi i saj ka të bëjë me ndotjen e seksit nga paraja, politika, faji dhe hakmarrja - ose anasjelltas. [...] Në veprën e Moravia-s, konturet e mprehta dhe ngjyrat kryesore fshehin dhunën e brendshme që të sjell ndër mend dramat e Pirandello-s.
The New York Review
Teksa rilexoj “Jeta shpirtërore”, të botuar së pari më 1978, më lind pyetja se a janë romanet e sotme në lartësinë e atyre të dikurshmeve. Gjendemi përpara një romani zbavitës, që flet për seksin në mënyrë zbavitëse. Gjë e rrallë.
Corriere della sera
Autori
Alberto Moravia konsiderohet një prej shkrimtarëve më të mëdhenj italianë të shekullit XX. Ndër të tjera ishte dramaturg, gazetar, skenarist dhe kritik i kinematografisë. Ai njihet si nismëtari i romanit borgjez, përmes të cilit, si mjeshtër i mprehtësisë, thjeshtësisë dhe elegancës stilistike, ka eksploruar pa fund temat e tëhuajzimit shoqëror, duke nxjerrë në pah hipokrizinë, materializmin dhe varfërinë morale të epokës së tij. Në këtë kuptim, puna e tij të shpie në forma realizmi të pasura me kthjelltësi racionale, krizën ekzistenciale të borgjezisë që ka përshkuar vitet e fashizmit dhe të pasluftës, duke gërshetuar vazhdimisht subjektivitetin me objektivitetin.
Romanet e tij shpesh janë ekranizuar nga regjisorë të njohur si Bernardo Bertoluci, Jean-Luc Godard, Vittorio De Sicca, Luigi Zampa, Cedric Kahn etj.
Fragmente nga libri
1) Moralisti është ai që urren vetveten te të tjerët, që dënon vetveten te të tjerët, që vret vetveten te të tjerët. Veten e fal, por pikërisht për këtë, nuk i fal të tjerët.
2) Unë: Pasuria nuk është karakter individual. Dezideria: Tek ajo, po. Mbi të gjitha, ishte e pasur. Si gra të tjera që, mbi të gjitha, janë brune apo bionde, ajo ishte mbi të gjitha e pasur.
Unë: Ishte shumë e pasur?
Dezideria: Po, e krimbur në parà; por nuk është kjo çështja.
Unë: Cila është?
Dezideria: Ishte “vetëm” e pasur.
3) Sipas Zërit, prona ishte një institucion që shfuqizohej pikërisht nga vjedhja. Shkurt, Zëri donte që ligjeve, normave, institucioneve, zakoneve, rregullave, ndalimeve dhe tabuve të moralit, t’u kundërpërgjigjesha me po aq shkelje e përdhosje. [...] Vijova në të njëjtën mënyrë duke shkruar në të majtë vlerën, le të themi, pozitive, kurse në të djathtë, mohimin e asaj vlere. Kështu: fe – pafe; dashuri –prostitucion; kulturë – mohim i kulturës; respektim i jetës njerëzore –vrasje.
4) Unë: Do të thuash që boshti i jetës së saj ishte e bija e birësuar dhe fakti që i përkiste shoqërisë romane?
Dezideria: Gabohesh sërish, boshti i jetës së saj ishte erotizmi.
5) Ja pra, fundja, edhe ti ke ndërgjegje, ndoshta të groposur nën një mal me mut, por prapë je i ndërgjegjshëm që je i zvetënuar gjer në palcë dhe meqë e di, dëshiron të vdesësh, të mos ekzistosh më, të kthehesh ai që ishe para se të lindje, domethënë një fetus, një embrion, një hiç.
6) E pra, unë e kam inatin me gratë, po, me të gjitha gratë, pa përjashtim, të gjitha kurva që në djep, që në shtëpi hiqen si të përmbajtura, serioze, të bindura ndaj prindërve, të nënshtruara ndaj të fejuarit, besnike ndaj burrave dhe mjerë kush ua vë në dyshim; mirëpo, pastaj, kur, me hir a me pahir, binden që të vijnë këtu, atëherë zgjidhen nga zinxhirët e s’mbahen fare dhe i vërsulen mashkullit si të uritura dhe, shkurt muhabetit, u del në shesh natyra e tyre e vërtetë e cila është, siç thashë dhe më lart, që të jenë kurva deri në thelb të shpirtit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38