Flash News

POLITIKOFF

Jill Biden i kthehet ashpër stafit për të mbrojtur bashkëshortin

Jill Biden i kthehet ashpër stafit për të mbrojtur

Zonja e Parë Jill Biden nuk ka frikë të mbrojë burrin e saj!

Sipas një raporti të ri, të publikuar së fundmi, Jill kishte disa fjalë të ashpra për punonjësit e Shtëpisë së Bardhë në fillim të këtij viti, duke i qortuar ata që nuk e ndërprenë një konferencë rekord 2-orëshe për shtyp në të cilën burri i saj, Presidenti Joe Biden, preku disa tema, duke filluar nga Covid-19 tek marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Rusinë në mes të konfliktit me Ukrainën.

“Ajo e pyeti qartë grupin, i cili përfshinte presidentin, pse askush nuk ndërhyri për ta ndaluar atë, sipas një personi që ishte në dhomë”, rrëfeu korrespondentja e Shtëpisë së Bardhë të New York Times, Katie Rogers për incidentin e 19 janarit. “Ku ishte personi, pyeti ajo, i cili duhej të përfundonte konferencën për shtyp?”

Megjithëse sekretarja e atëhershme e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki dyshohet se i sinjalizoi presidentit që të përfundonte konferencën, ai vazhdoi t’u përgjigjej pyetjeve.

Megjithatë, ky nuk është rasti i vetëm në të cilin Jill, e cila është shumë mbrojtëse ndaj burrit të saj, me sa duket ka marrë një rol aktiv në administratën e Joe. Në shtator, Zonja e Parë foli për të ardhmen e pasigurt të karrierës politike të bashkëshortit të saj, duke zbuluar se ata ende nuk kanë biseduar nëse ai do të kandidojë sërish për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.

Të fundit