Flash News


POLITIKOFF

Jim Belushi tregon arsyen e ardhjes në Shqipëri

Jim Belushi tregon arsyen e ardhjes në Shqipëri

Prej 10-ditësh ndodhet në Shqipëri për të xhiruar një dokumentar, i cili ka kultivimin e kanabisit dhe përdorimin e tij në mjekësi. Aktori Jim Belushi, në një intervistë për Tv Klan, tha se në vendin e origjinës erdhi me ftesë të Kryeministrit Edi Rama, në një kohë kur në Shqipëri po diskutohet legalizimi i bimës.

Unë po bëj një program me gjashtë pjesë. E kam filluar me fermën time në Oregon, kam filmuar në Çikago etj. dhe pastaj më vjen një telefonatë nga Kryeministri Rama që të vij dhe të diskutoj mundësitë e legalizimit të eksportit të kanabisit. Legalizimi i kanabisit nënkupton shkatërrimin e krimit të organizuar. Kjo është ajo që unë promovoj edhe në emisionin tim”.

Pyetjes nëse do të investonte në Shqipëri, Belushi iu përgjigj: “Po flasim për kanabisin si bimë medicinale. Shpresoj që do të ketë një përfitim që do të mund të tatohet dhe të ndihmojë qeverinë. Nëse në Shqipëri do të legalizohet, pse jo, do të vij të investoj”.

Aktori i njohur tregon edhe përshtypjet që ka marrë nga vendi i tij i origjinës, të cilat, do të jenë pjesë e këtij dokumentari.

Është ai fshati mistik aq i bukur prej nga vjen babai im, familja e nënës sime. Përjetova shumë emocione të fuqishme dhe ende jam duke përpunuar në kokën time atë që përjetova aty”.

Të fundit