Flash News

POLITIKOFF

Jimmy Kimmel mori në skenë gomarin "Jenny" dhe njerëzit nuk mund të ishin më të lumtur se kaq

Jimmy Kimmel mori në skenë gomarin "Jenny" dhe njerëzit

Një javë e ngarkuar për komedianin dhe moderatorin Jimmy Kimmel, i cili ka dalë në skenën e 'Oscars' si prezantues për herë të tretë këtë fundjavë. Në një intervistë të fundit përpara natës së madhe, Kimmel tha se është gati për çdo gjë, madje edhe një shuplakë tjetër.

Por diçka më e çuditshme ndodhi mbrëmë. "Jenny", gomari i adhurueshëm që u shfaq me fat në filmin “The Banshees of Inisherin”, u soll në skenë nga prezantuesi Jimmy Kimmel, i cili tha se përveçse një interpretuese, Jenny ishte një “gomar i certifikuar mbështetës emocional”.

"Të paktën", tha Kimmel, "kjo është ajo që ata i thanë linjës ajrore që ta çonte Jenny-in në Los Anxhelos për shfaqjen e çmimeve".

Ky moment është bërë viral në Tëitter dhe TikTok dhe vetë aktori që ka luajtur me Jenny-n u duk kaq i lumtur kur e pa gomarin në skenë. Në rrjete sociale njerëzit "po e adhurojnë" këtë moment dhe po shprehin gjithë dashurinë e mundshme për Jenny-n.

Më poshtë keni disa prej reagimeve:

"Gëzim i sinqertë në fytyrën e Colin Farrell kur nxorën gomarin Jenny"

"Jenny, gomari në miniaturë nga "The Banshees of Inisherin" vodhi gjithë shfaqjen"

"Më pëlqen të shoh mbretëreshën Jenny duke marrë respektin që meriton. #Oscars"

Të fundit