Flash News

POLITIKOFF

JLo flet për Super Bowl dhe Shakirën: Ideja më e keqe në botë

JLo flet për Super Bowl dhe Shakirën: Ideja më e keqe në

Jennifer Lopez ka folur për "Super Bowl" në vitin 2021, ku ndau skenën me Shakirën. Këtë eksperiencë, këngëtarja e konsideron si ‘idenë më të keqe në botë’ në dokumentarin e saj. Në pjesën e parë, dokumenti i shumëpritur i Netflix nga ylli i muzikës, u shfaq premierë të mërkurën mbrëma në New York në Festivalin e Filmit Tribeca.

JLo flet për Super Bowl dhe Shakirën: Ideja më e keqe në

Titulli i filmit është edhe një shenjë për J.Lo që hyn në të 50-at e saj dhe për shfaqjen e saj të pjesës së parë në ‘Super Bowl’ dhe premton të eksplorojë jetën e saj brenda dhe jashtë skenës. Kur u njoftua se Jennifer Lopez dhe Shakira do të kryesonin shfaqjen në ‘Super Bowl’ në stadiumin Hard Rock në Miami, fansat nuk e kishin idenë që JLo fillimisht e urrente këtë ide. Në ‘Halftime’, Lopez debaton me drejtuesit e NFL se pse ata donin që dy gra të bënin një punë që zakonisht shkon për një artist të vetëm. Në një moment ajo i drejtohet drejtorit të saj artistik:

"Ne kemi vetëm gjashtë minuta. Kemi 30 sekonda të një kënge dhe nëse marrim një minutë, kaq, na kanë mbetur edhe pesë. Por, duhet të ketë këngë të caktuara që ne këndojmë. Ne duhet të kemi momentet tona të këndimit. Duhet të këndojmë mesazhin tonë. Kjo është ideja më e keqe në botë për të bërë dy persona në ‘Super Bowl’. Është ideja më e keqe në botë. Kjo është diçka për të cilën kam punuar dhe që shpresoja për vite me radhë."

JLo flet për Super Bowl dhe Shakirën: Ideja më e keqe në

Lopez dhe Shakira si përfundim punuan së bashku. Vlen të përmendet se për shfaqjen e ‘Super Bowl’ të vitit 2022, NFL përsëri vendosi për disa artistë si Dre, Snoop Dogg, Eminem, Mary J. Blige, Kendrick Lamar dhe të ftuar special 50 Cent.

Të fundit