Flash News

POLITIKOFF

J.Lo rrëfen si është të bashkëprindërojë me ish-gruan e Ben Affleck, Jennifer Garner

J.Lo rrëfen si është të bashkëprindërojë me

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë një marrëdhënie të mrekullueshme bashkëprindërore me ish-bashkëshorten e tij, Jennifer Garner.

J.Lo rrëfen si është të bashkëprindërojë me

J.Lo tha për "Vogue" në kopertinën e dhjetorit, të publikuar të martën, se burri i saj dhe Garner "punojnë mirë së bashku" ndërsa rritin 16-vjeçaren Violet, Seraphina-n, 13 vjeç dhe Samuel, 10. Ish-çifti finalizoi divorcin në vitin 2018, ndërsa Affleck u martua me Lopez katër vjet më vonë.

J.Lo rrëfen si është të bashkëprindërojë me

Ndërsa Lopez ka dy fëmijë - binjakët Emme dhe Maximilian, 14 vjeç - me ish-bashkëshortin Marc Anthony. Përzierja e familjeve të tyre që nga dasma e tyre në korrik "duhet të trajtohet me kaq shumë kujdes", rrëfeu Lopez për revistën.

J.Lo rrëfen si është të bashkëprindërojë me

“Ata kanë shumë ndjenja. Ata janë adoleshentë. Por deri tani po shkon vërtet mirë", -shpjegoi ajo. “Ajo që shpresoj të kultivoj me familjen tonë është që fëmijët e tij të kenë një aleat të ri tek unë dhe fëmijët e mi të kenë një aleat të ri tek ai, dikë që me të vërtetë i do dhe kujdeset për ta, por mund të ketë një këndvështrim tjetër dhe të më ndihmojë të shoh gjërat që unë nuk mund të shoh me fëmijët e mi sepse jam shumë e lidhur emocionalisht,” vazhdoi ajo.

J.Lo rrëfen si është të bashkëprindërojë me

J.Lo dhe Ben Affleck janë bashkë prej prillit të vitit të kaluar.

J.Lo rrëfen si është të bashkëprindërojë me

Të fundit