Flash News

POLITIKOFF

Jo në Ukrainë, ku përflitet se të mbahet Eurovizion vitin tjetër

Jo në Ukrainë, ku përflitet se të mbahet Eurovizion vitin

Organizatorët e Eurovisioni-it arritën në përfundimin se Ukraina nuk është në gjendje të organizojë festivalin për vitin 2023 - një vendim që ka zemëruar jo pak qeverinë ukrainase. Ukraina fitoi këtë vit me këngën “Stefania” të Kalush Orchestra. Sipas traditës, shtetit fitues i ofrohet mundësia të organizojë festivalin e vitit të ardhshëm.

Jo në Ukrainë, ku përflitet se të mbahet Eurovizion vitin

Por Unioni Europian i Transmetuesve (EBU), i cili organizon Eurovizion, tha se kishte arritur "me keqardhje të thellë" në përfundimin se nuk do të ishte e mundur të jepeshin garancitë e sigurisë dhe operacionale të kërkuara për të mbajtur konkursin në Ukrainë. EBU i kërkuar BBC-së të organizojë festivalin e vitit të ardhshëm, pasi Mbretëria e Bashkuar u rendit në vendin e dytë me “Space Man” të Sam Ryder.

Jo në Ukrainë, ku përflitet se të mbahet Eurovizion vitin

"The Guardian" raporton se qeveria ukrainase është e pakënaqur me vendimin sepse nënkupton humbjen e një mundësie të madhe për të përqendruar vëmendjen e botës në Ukrainë. Këtë javë ministri i Kulturës në Ukrainë, Oleksandr Tkachenko, njoftoi se ai u kishte dërguar organizatorëve të Eurovizionit një sërë vendesh të mundshme në Ukrainë. Ai tha se kishte punuar me shërbimet e sigurisë së vendit dhe kryeministrin për të ofruar një plan për organizimin dhe ishte "i sigurt" se Eurovizioni do të zhvillohej në Ukrainë.

Të fundit