Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Jo për shkak të tradhtisë! Po pse Iliri po përjeton ndjenja faji ndaj bashkëshortes
Balerini Ilir Shaqiri, është një nga konkurrentët më të fortë të "Big Brother Vip" dhe ai është thuajse gjithmonë në qendër të vëmendjes së banorëve pot dhe ndjekësve të këtij 'reality-shoë"!
Banorët kanë mbi 10 ditë të izoluar dhe pa asnjë kontakt me familjarët, miqtë dhe gjithë njerëzit e dashur dhe sigurisht që malli për ta sa vjen dhe shtohet.
Iliri, bëri jo pak bujë me rrëfimin e tradhtisë, teka tregoi edhe se sa mbështetëse ka qenë gruaja e tij, për të mos humbur familjen dhe ia ka falur tradhtinë Ilirit.
Mëngjesin e sotëm, Iliri i rrëfeu Sabianit se ndihet në faj përballë bashkëshortes së tij pasi i duhet të përballojë të gjithë përgjegjësinë familjare.
“Ndihem në faj! Ajo po punon, po kujdeset për vajzën ndërkohë unë rri gjithë ditën”,– tha ai.
Nga ana tjetër Sabiani e ngushëlloi duke i thënë se gjithçka po shkon mirë dhe se ata me siguri janë krenarë për eksperiencën në të cilën janë përfshirë.