Flash News

POLITIKOFF

Joe Jonas dhe Sophie Turner bëhen prindër për herë të dytë, vjen në jetë vajza e tyre

Joe Jonas dhe Sophie Turner bëhen prindër për herë të

Një tjetër vogëlushe Jonas ka ardhur në jetë.

Joe Jonas dhe Sophie Turner kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë së bashku, konfirmojnë përfaqësuesit e të dy yjeve ekskluzivisht për ‘People’.

Joe Jonas dhe Sophie Turner bëhen prindër për herë të

“Joe dhe Sophie janë të lumtur të njoftojnë ardhjen e vajzës së tyre,” thonë përfaqësuesit.

Aktorja e “Game of Thrones”, konfirmoi se ajo dhe bashkëshorti i saj, ishin në pritje të fëmijës së tyre të dytë së bashku në një intervistë me ‘Elle UK’ të publikuar në fillim të majit.

“Kjo është ajo që është jeta për mua – rritja e brezit të ardhshëm,” i tha Turner botimit. “Gjëja më e madhe në jetë është të shoh vajzën time duke u forcuar. Ne jemi shumë të emocionuar që po zgjerojmë familjen. Është bekimi më i mirë ndonjëherë”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by S O P H I E T U R N E R (@sophiet)

Jonas dhe Turner u martuan në një ceremoni surprizë në Las Vegas në maj 2019 përpara se të thoshin përsëri “I do” në një festë të madhe në Francë.

Të fundit