
Flash News
Ultimatum nga BE për integritetin e kandidatëve? Rama: Mora vlerësime, në Bruksel kërciti vetëm ndërhyrja e gazetares
Revolucioni Dixhital/ Rama bën bilancin: Shqiptarët kanë kursyer 4 mln euro dhe 472 vjet pritje në radha
Zgjedhjet/ Topalli prezanton listën e kandidatëve për qarkun e Lezhës dhe Dibrës
Aleatët e Bashës si ‘inglorious bastards’
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë
"Joe, ti e di që fitova", si është e vërteta e letrës së Donald Trump për Joe Biden
Një foto "e letrës" së supozuar që Donald Trump ka lënë në tavolinën e presidentit Joe Biden, u publikua masivisht në rrjetet sociale. Por, përveç rrjeteve sociale, të nxituar u treguan dhe gazetarët duke e postuar në media gjithandej, menjëherë pas përurimit të Biden.
Në letrën e supozuar shkruhej: "Joe, ti e di që unë fitova."
Të shumtë janë ata që e besuan këtë letër, por në fakt është thjesht një montim dhe një "fake neës".
Kjo përmes disa fakteve shumë të thjeshta që nëse bëni një kërkim shumë modest në Insternet, mund të verifikoni se letra është thjesht një mashtrim.
Së pari, vula presidenciale në letrën e falsifikuar nuk përputhet me shembujt e mëparshëm të dërguar nga Shtëpia e Bardhë e Trump.
Për këtë, mund ti hidhni një sy letrave të Trump drejtuar Kim Jong Un, të Koresë së Veriut në 2018-ën (në këtë link) dhe presidentit të Turqisë, Tayyip Erdogan në 2019-ën (në këtë link). Këto letra kishin një kreshtë ari në krye, ndërsa letra e rremë ka një vulë me ngjyrë, që në fakt është thjesht e marrë nga Wikipedia, të cilën e gjeni me togfjalëshin "Vula e Presidentit të Shteteve të Bashkuara" (në këtë link) .
Një tjetër fakt është se në letrën "fake", pra, të montuarën, ka një adresë në fund. Gjë që e bën të ndryshme nga letrat që më përpara ka dërguar Trump (të cilat i keni të shpjeguara më lart.)
Por, e vërtetë është që ish-presidenti Trump i ka lënë një letër presidentit Biden - por kjo letër NUK ËSHTË BËRË PUBLIKE.
Megjithëse, Donlad Trump nuk pori pjesë në përurimin e Biden, ai nuk e anashkaloi traditën presidenciale të lënies së një letre për pasardhësin, por përmbajtja nuk është zbuluar dhe Biden u ka thënë gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë në 20 janar, ditën e inaugurimit të tij, se “presidenti shkroi një letër shumë bujare”, por “ISHTE SHUMË PRIVATE”.
Ditari politik









Të fundit


Ursula von der Leyen pas takimit me Ramën: E ardhmja e Shqipërisë është BE
2 Mars 2021, 15:00

Ish-nënprefekti i Vlorës ndërron jetë nga Covid-19
2 Mars 2021, 14:37
Trump dhe Melania Trump u vaksinuan në heshtje sa ishin në Shtëpinë e Bardhë
2 Mars 2021, 14:31
Gjermania ka në plan të zgjasë masat anti-Covid deri në 28 mars
2 Mars 2021, 14:25




Sondazhi: Mbi 60 % e rusëve nuk dëshirojnë të marrin vaksinën Sputnik V
2 Mars 2021, 13:14
Si do të duket pasaporta shqiptare e vaksinimit kundër Covid-19
2 Mars 2021, 12:46


Lajçak pret marrëveshje Kosovë-Serbi brenda mandatit të qeverisë Kurti 2
2 Mars 2021, 12:24
Ulen temperaturat/ Surprizat e motit në fundjavë, çfarë pritet
2 Mars 2021, 12:03

Pas largimit të Bamir Topit, dorëhiqen 18 anëtarë të FRD-së në Tiranë
2 Mars 2021, 11:42

577 vjet nga Beslidhja e Lezhës, Kuvendit që dëshmoi vlera demokratike
2 Mars 2021, 11:13

Operacioni "Lojërat e Fatit", Gjykata merr të pandehur 93 persona
2 Mars 2021, 11:00
