Flash News

POLITIKOFF

Johnny Depp thotë se ishte "e dhimbshme" dhe "poshtëruese" të dëgjojë dëshminë e Amber Heard

Johnny Depp thotë se ishte "e dhimbshme" dhe

"Arrita këtu dhe thashë të vërtetën!"

Si duket, e vërteta e Johnny Depp është ajo çka i intereson më së shumti aktorit dhe këtë e ka përsëritur sërish sot teksa është rikthyer në karrigën e dëshmitarit.

"Si ka qenë të dëgjoje dëshminë e Amber Heard,"- u pyet Johnny Depp nga ekipi i tij i avokatëve.

Pas një pauzë e gjatë para se ai të përgjigjej, Depp tha: "Çmenduri".

Ai vazhdon: "Është çmenduri të dëgjosh akuza të shëmtuara për dhunë, dhunë seksuale, që ajo më atribuohet mua, që më akuzon. Nuk mendoj se dikush kënaqet që duhet të ndahet dhe të thotë të vërtetën, por ka raste kur thjesht duhet ta bëjë sepse ka dalë jashtë kontrollit”.

Johnny Depp thotë se ishte "e dhimbshme" dhe

Ai ndalon përsëri para se të thotë: "E tmerrshme. Qesharake. Poshtëruese. Mizore. E dhimbshme. E egër. Paimagjinueshëm brutal, mizor dhe gjithçka... e rreme. Gjithçka false."

“Unë doja… Asnjë qenie njerëzore nuk është e përsosur, sigurisht jo, asnjëri prej nesh, por kurrë në jetën time nuk kam kryer dhunë seksuale, abuzime fizike, të gjitha këto histori të çuditshme, të egra të mija që i kam kryer këto gjëra dhe kam jetuar me to për gjashtë vjet."

"Pra, kjo nuk është e lehtë për asnjërin prej nesh, e di këtë. Por pavarësisht se çfarë ndodh, unë arrita këtu, dhe thashë të vërtetën, dhe kam folur për atë që mbaja në shpinë, pa dëshirë, për gjashtë vjet”.

Të fundit