Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Jonida Maliqi flet për herë të parë pas ndarjes nga Romeo: Vjen një momente që gjithçka zbehet
Këngëtarja dhe ikona e modës, Jonida Maliqi ka folur për herë të parë pas ndarjes me aktorin e humorit, Romeo Veshaj.
Teksa ky i fundit ka nisur një romancë të re me vajzën e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, Aleksian, këngëtarja ka rrëfyer në emisionin ‘Prive’ se nuk ka asnjë arsye konkrete për ndarjen mes tyre, por se gjithçka ka ardhur duke u zbehur gradualisht.
“Ka qenë histori e bukur dhe për sa kohë ishte e tillë e ndava me publikun. Vjen një moment gjithçka zbehet dhe nuk ka asnjë arsye konkrete më besoni.
Nuk doja ta thosha nga erdhi si erdhi, por ramë në konsensus. Kur njerëzit kanë detyrime ndaj njëri-tjetrit, mund të bëjnë deri diku disa kompromise për hir të rrethanave. Kur je në një marrëdhënie dhe vendos të ndahesh nuk ka asnjë dramë në këtë pikë.
Për më tepër kam arritur pjekurinë time që gjërat nuk i përjetoj më si të isha 15 vjeç. E di se çfarë dua, e di se çfarë më takon, edhe e di se çfarë dua të marrë sepse është marrëdhënie”, tha Jonida.