Flash News

POLITIKOFF

Jonida Vokshi tregon pse refuzoi të prezantojë "Portokallinë"

Jonida Vokshi tregon pse refuzoi të prezantojë

Aktorja dhe moderatorja Jonida Vokshi, ka qenë mbrëmë e ftuar në "Natën me Aulonën" teksa ka folur për projektet e saj, jetën profesionale dhe personale.

Ndër të tjera, Jonida ka treguar edhe për bërrylat e karrierës apo emisionet që ka refuzuar t`i prezantojë.

"Në profesionin tonë, nëse mungon kjo, të mungon diçka për të ecur para, hallkë shumë e vogël, por kjo sikur e bën si më të lezetshme”, tha aktorja, duke iu referuar bërrylave në televizion dhe kinematografi.

“Nuk kam preferuar të futem në territore ku ndiej rrezikun, as për t’i marrë dikujt vendin kur më është ofruar, sepse kam menduar për X arsye personi tjetër e meriton më shumë se mua dhe kam pritur momentin tim, dhe kjo më ka ndodhur kur isha edhe e vogël, dhe mund të më kapte euforia”, tha aktorja.

E pyetur për të dhënë emrat e disa produksioneve, Jonida tha:

“Ka qenë ‘Top Select’, prapaskenat e ‘Top Fest’, ‘Portokalli’”.

Ajo tha se ishte brenda profesionit, por i dukej “kafshatë e madhe”, nisur kjo nga mosha dhe eksperienca.

Të fundit