Flash News

POLITIKOFF

Jonida Vokshi tregon se si qau shumë gjatë sepse vajza e saj qetësohej vetëm me Besnikun

Jonida Vokshi tregon se si qau shumë gjatë sepse vajza e saj

Sot në "Ftesë në 5" në Top Channel ka qenë Jonida Vokshi, e cila ka treguar shumë detaje rreth jetës së saj personale përveç fakteve profesionale.

Jonida ka folur dhe për vajzën e saj, Emin - që sipas aktores i ka ngjarë më shumë bashkëshortit të saj dhe këtë gjë e ka pasur të vështirë ta pranonte në fillim.

"Sa i ngjan Besnikut. E kam patur shumë të vështirë ta pranoj. Por tani jam pajtuar me këtë fakt. Do doja shumë të më ngjante, por në fund të ditës ka totalisht hijen e Besnikut por kanë disa tipare që s’mund ta përcaktojmë ende se kujt i ngjan, por jam shumë e lumtur që Emi i ngjan Besnikut dhe ai është zgjedhja ime. E kam menduar gjithmonë se si do jetë një vajzë apo djalë, por e frenoj veten sepse dua që ajo të zgjedhë një fushë ku është e aftë. Nuk dua të jem nga këto mamatë që të them se dua të bëhet doktoreshë, por nuk do të ishte keq duke parë edhe situatën që është tani."

Jonida ka rrëfyer se ka qenë tepër e ndjeshme pas lindjes dhe tregon një rast ku është mbyllur në tualet dhe qante:

“Në fillim kur Emi erdhi në jetë kishte një lloj qetësie kur Besniku e merrte në krahë dhe pushonte, kur e merrja unë qante. Thonë që kur mamatë janë lehona kanë ndjeshmëri më të lartë. Në një situatë më ndodhi që Emi nisi të qajë dhe sapo e mori Besniku në krahë pushoi. Mamaja ime pa të keq tha që: ja pushoi në krahët e babait. Kam shkuar në banjo dhe kam qarë një orë rresht. Por kjo gjë nuk ndodh më. Emi me të dy ka momentet e veta, nuk ka më pikë xhelozie”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial)

Të fundit