Flash News

POLITIKOFF

Ju kujtohet Gaviota? Version i ri i serialit me Levy-n ndër prodhimet e huaja më të suksesshme në Netflix

Ju kujtohet Gaviota? Version i ri i serialit me Levy-n ndër prodhimet e

Serialet jo-anglishtfolëse duket se po bëhen gjithnjë e më të pëlqyera në Netflix. Sezoni i parë i ‘Squid Game' është prodhimi i tij televiziv më i suksesshëm i të gjitha kohërave. Megjithatë, platforma nuk ndalet së kërkuari për fenomene të reja dhe një prej tyre është edhe ‘Kafe me aromë gruaje’ ('Café con aroma de mujer'), me protagonistë William Levy-n (si Sebastian) dhe Laura Londoño (si Gaviota).

Ju kujtohet Gaviota? Version i ri i serialit me Levy-n ndër prodhimet e

Sezoni i parë i 'Café con aroma de mujer' u rendit disa muaj në krye të serialeve më të ndjekur në Netflix. Telenovela kolumbiane e krijuar nga Adriana Suarez, bazuar në serialet homonime të viteve '90, tashmë është futur në Top 10 të serialeve më të ndjekur në Netflix, ndërsa ka vetëm 28 ditë në platformë, dhe numëron në total 301 milionë orë shikime.

Ju kujtohet Gaviota? Version i ri i serialit me Levy-n ndër prodhimet e

'Café con aroma de mujer', fillimisht e shkruar nga Fernando Gaitán dhe interpretuar në vitin 1995 në versionin original nga Margarita Rosa de Francisco dhe Guy Ecker, pati disa versione në vitet e mëvonshme. Rikujtojmë “Kur ti të jesh e imja”, me Silvia Navarron dhe Sergio Basáñez, si Paloma dhe Diego, telenovelë që u kthye në fenomen edhe në vendin tonë.

Ju kujtohet Gaviota? Version i ri i serialit me Levy-n ndër prodhimet e

Versioni tjetër i interpretuar nga Angélica Rivera dhe Eduardo Yáñez (si Gaviota dhe Rodrigo) ishte “Destilando amor” ose përshtatur në shqip “Dashuri dhe tekila”.

I fundit është ky i vitit 2021 me William Levy-n dhe Laura Londoño, që duket se do të ketë po të njëjtin sukses.

Trailerin mund ta shihni më poshtë:

Të fundit