Flash News

POLITIKOFF

Justin Bieber s`përdor më telefon, por si merret vesh me të tjerët

Justin Bieber s`përdor më telefon, por si merret vesh me të

Këngëtari Justin Bieber ka vendosur që mos të përdorë më telefon dhe arsyeja pse ka marrë këtë vendim është për t`u larguar nga varësia e rrjeteve sociale. Por jo vetëm kjo, fakti që rri larg rrjeteve sociale e ka ndihmuar këngëtarin kanadez të rregullojë dhe gjumin.

Vetë Bieber ka pranuar se mospërdorimi i një telefoni e ka ndihmuar të bëjë një jetë më të mirë.

“Kam mësuar se si të vendos kufij dhe thjesht ndjej se nuk i detyrohem askujt asgjë. Kjo më ka ndihmuar të jem në gjendje të them thjesht “jo” dhe të jem i vendosur në atë që them. Dua me gjithë zemër t’i ndihmoj njerëzit, por unë nuk mund të bëj gjithçka.Në këtë pikë të jetës, kam arritur një nivel suksesi aq shumë herë sa e di se suksesi nuk është gjithçka, nuk është ajo që më sjell në ‘kulmin e lumturisë sime’. Unë thjesht ndryshova përparësitë e mia në mënyrë që të mos bëhesha thjesht “një statistikë” tjetër në muzikë. Qëllimi im i vetëm tani është ta përdor muzikën time për të frymëzuar,”- tregoi Justin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber)

Të fundit