Flash News

POLITIKOFF

Justin Timberlake (ish-i dashuri) mbështet publikisht Britney Spears

Justin Timberlake (ish-i dashuri) mbështet publikisht Britney Spears

Këngëtari dhe aktori Justin Timberlake, ish- i dashuri legjendar i Britney Spears, ka mbështetur publikisht këngëtaren pas deklaratës së saj e cila është konsideruar zemërthyese.

Britney ka folur për herë të parë dje në seancën gjyqësore, lidhur me kujdestarinë e saj të urdhëruar ga gjykata gati për 13 vite.

Këngëtarja kërkoi që t`i kthehej jeta mbrapsht dhe dha fakte shokuese që prej vitesh nuk i lejohet as të martohet dhe as të  ketë fëmijë. Fansat e saj në të gjithë botën dhe kushdo që e ndjek dhe e admiron këngëtaren janë shokuar nga deklarata e këngëtares.

Njësoj i tronditur është dhe ish-i i saj, Justin Timberlake i cili është reshtuar tek mbështetësit e saj, publikisht.

Justin ka postuar një status në Twitter teksa shkruan:

"Pas asaj që ne pamë sot, duhet t'i dalim në mbështetje Britney-it. Pavarësisht të shkuarës sonë, të mirë apo të keqe, nuk ka rëndësi sa kohë ka kaluar që atëherë...çfarë po i ndodh asaj tani s'është e drejtë. Asnjë grua s'duhet të limitohet për të marrë vendime që i përkasin trupit të saj. Askush s'duhet të kufizohet ndaj dëshirës së tij apo të marrë leje për të përdorur çdo gjë që i ka fituar për vite me radhë me aq shumë mund dhe punë. Jess dhe unë i dërgojmë gjithë dashurinë tonë dhe mbështetjen absolute Britney-it në një kohë si kjo. Urojmë që gjykata dhe familja e saj të ndjekë rrugën e drejtë dhe ta lënë të jetojë si ajo do."

Fansa të shumtë kanë dalë në protestë pro këngëtares me parulla dhe postera që shkruajnë: "Lironi Britney-n".

Justin Timberlake (ish-i dashuri) mbështet publikisht Britney Spears

Të fundit