Flash News

POLITIKOFF

Ka mposhtur dy herë kancerin, ka kaluar dy pandemi; personi më i vjetër në botë do të mbajë flakën olimpike

Ka mposhtur dy herë kancerin, ka kaluar dy pandemi; personi më i

Personi më i vjetër në botë, Kane Tanaka, 118 vjeçe, është gati të mbajë pishtarin olimpik këtë maj në Japoni. Jo një herë, por Tanaka ka luftuar dy herë me sëmundjen vdekjeprurëse të kancerit dhe ka jetuar përmes dy pandemive globale.

Ka mposhtur dy herë kancerin, ka kaluar dy pandemi; personi më i

Ajo i pëlqen pijet me gaz dhe do të marrë flakën ndërsa do kalojë nëpër Shime, Japoni. Në një intervistë të fundit me CNN, Kane Tanaka tha se familja e saj i dhuroi asaj një palë atlete të reja për këtë ngjarje, kur kishte ditëlindjen në janar.

Ka mposhtur dy herë kancerin, ka kaluar dy pandemi; personi më i

Nipi i saj, Eiji Tanaka, i cili është në të 60-at e tij, tha se ai dëshiron që njerëzit e tjerë të ndjehen të frymëzuar dhe të dinë që mosha nuk është një pengesë kur të shikojnë stilin e jetës aktive të Tanaka.

Ka mposhtur dy herë kancerin, ka kaluar dy pandemi; personi më i

Familja e Tanaka do ta shtyjë atë në një karrocë për pjesën më të madhe të ecjes. Ai shtoi se gjyshja e tij ka si qëllim që të thyejë rekordin e personit që ka jetuar më gjatë. Ky rekord mbahet nga francezja Jeanne Louise Calment, e cila vdiq në moshën 122 vjeç e 164 ditë, në vitin 1997.

Të fundit