Flash News

POLITIKOFF

"Ka qarë shumë", Ellen DeGeneres gati për lamtumirën televizive

"Ka qarë shumë", Ellen DeGeneres gati për

Gjatë dy javëve të fundit, në prag të finales së talk show-t të saj të gjatë, prezantuesja televizive Ellen DeGeneres ka qenë mjaft emocionuese. Page Six citon një burim të afërt me producenten, i cili ka rrëfyer se “Ellen ka qarë shumë. Të gjitha javët para finales ishin shumë emocionuese për të.”

"Ka qarë shumë", Ellen DeGeneres gati për

Ellen kishte filluar episodin e saj të fundit të ‘The Ellen DeGeneres Show’ më 28 prill, që do të transmetohej më 26 maj, duke shfaqur një grup të ftuarish në listën A; Jennifer Aniston dhe Pink, të cilat u shfaqën në episodin e pare, më 8 shtator 2003. DeGeneres ishte e trishtuar kur pa fundin e saj 19-vjeçar, por nuk donte të dilte me zhurmë. “Ajo donte të dilte në heshtje. Ishin miqtë dhe familja e kastit dhe ekuipazhit në audiencë”,- tha burimi për Page Six.

"Ka qarë shumë", Ellen DeGeneres gati për

Që nga debutimi i spektaklit, komediania ka mirëpritur mijëra të ftuar të famshëm, shumë prej të cilëve u bënë shënjestër e shakave të saj ngacmuese. Megjithatë, reputacioni i saj u godit në vitin 2020, pas akuzave dhe pretendimeve për sjellje toksike në vendin e punës.

Fituesja e Emmy-t më vonë deklaroi se akuzat ishin “shumë lënduese” për të, por theksoi se nuk ishin arsyeja që ajo vendosi të mbyllte shfaqjen. “Nëse do të lija shfaqjen për shkak të kësaj, nuk do të kthehesha këtë sezon”,- tha ajo për The Hollywood Reporter.

Të fundit