Flash News

POLITIKOFF

"Ka vrarë 4 njerëz Iliri, ka dhënë lekë që ta nxjerrin nga burgu", Monika shtanget nga deklarata e Donaldit

"Ka vrarë 4 njerëz Iliri, ka dhënë lekë që ta

Donaldi dhe Monika ndodhen në oborr dhe po diskutojnë temën e debatit të tij me Ilirin dhe Semin. Donaldi mbrëmë i doli në mbrojtje Semit, duke iu kundërvënë mikut të tij, Ilirit dhe plasi një debat shumë i madh dhe pakënaqësi e madhe po ashtu.

Donaldi vazhdon të mbrojë Semin dhe nuk pranon të justifikojë Ilirin, i cili u prek nga dy gishtat që i nxori Semi. Semi më pas i kërkoi falje Ilirit, por balerini nuk preferoi t`ja pranonte faljen, për shkak se ishte ndjerë shumë i fyer.

Në bisedën e Donaldit dhe Monikës, Donaldi po fliste shumë seriozisht dhe po mbronte tezën e tij dhe në një moment ai fillon dhe i thotë Monikës për Ilirin:

Donaldi: Ai s`fal. Është dënuar ai 20 vjet. K vrarë katër veta në Itali.

Monika e tronditur pyet: Kush?

Donaldi: Iliri mo, është tip që nuk fal. Me një shikim të keq s`të fal mo. Ka dhënë shumë lekë që doli nga burgu ai. Ka vrarë njerëz ai. Se është tip që nuk fal ai. Që s`ta fal.

Në këtë moment, Monika duket shumë e tronditur nga ky lajm dhe vetëm ngre vetullat dhe nuk komenton asnjë gjë.

Ndërkohë, Donaldi nuk e zgjat shumë dhe i thotë:

"Bëj shaka mo shpirti. Po bëj shaka"

Monika: Ma hoqe trurin (dhe qesh).

"Ka vrarë 4 njerëz Iliri, ka dhënë lekë që ta

Donaldi: Po lërë tani, s`falke.

Të fundit