All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

POLITIKOFF

Kalush Orchestra shet trofeun e Eurovizionit, të ardhurat do të shkojnë për dronë për Ukrainën

All - Paragraf - 1

Kalush Orchestra shet trofeun e Eurovizionit, të ardhurat do të

Kalush Orchestra fitoi Festivalin Europian të Këngës, "Eurovizion 2022" dhe grupi vendosi që të shesë trofeun.

All - Paragraf - 3

Kupa është shitur në ankand për 900 mijë dollarë dhe të ardhurat do të shkojnë për të mbledhur fonde për luftën në Ukrainë, që vazhdon prej mbi tre muajsh. Grupi ukrainas u rendit i pari në kompeticionin e rëndësishëm muzikor të këtij muaji në Torino të Italisë e ku Shqipëria u përfaqësua nga Ronela Hajati me “Sekret”.

Mikrofoni i kristaltë u shit në një ankand në Facebook, me qëllim blerjen e dronëve për ushtrinë ukrainase. Siç raporton agjencia e lajmeve, Reuters, paratë do të përdoren për blerjen e tre dronëve ukrainas PD-2.

Trofeu u shit në ditën kur Kalush Orchestra mori pjesë në një koncert bamirësie në kryeqytetin gjerman Berlin, që gjithashtu kishte si qëllim mbledhjen e parave për të mbështetur kujdesin shëndetësor dhe siguruar të tjera furnizime për popullatën në zonat e shkatërruara nga luftimet me pushtuesit rusë.

Në një deklaratë gjatë koncertit, anëtari i grupit, Oleh Psiuk bëri thirrje që “njerëzit të mos mësohen me luftën”.

Të fundit