Flash News

POLITIKOFF

“Kam frikë nga paragjykimet”, Brunilda Lahe tregon pse refuzon famën nga reality-show

“Kam frikë nga paragjykimet”, Brunilda Lahe tregon pse refuzon
Moderatorja e njohur Brunilda Lahe ka ndarë qëndrimin e saj ndaj famës së shpejtë dhe reality show-ve.

E ftuar në podcastin “Elevate” të Florjana Garos, ajo theksoi se, ndonëse sot ekzistojnë shumë mënyra për t’u bërë i njohur brenda një kohe të shkurtër, nuk e ka menduar kurrë të ndjekë këtë rrugë, duke vendosur mbi gjithçka jetën familjare dhe rezervat ndaj ekspozimit publik.

"Sot ka shumë mënyra, secili ka median e vet, telefonin në dorë dhe prodhon diçka, ose zgjedh të hysh në një reality show dhe befas zgjidhesh i famshëm, më i famshëm se dikush që ka 20-30 vite që punon më shumë.

Unë s’e kam menduar asnjëherë të bëhem pjesë, madje as te Ferma Vip që e kam të shtëpisë. Madje, për hir të së vërtetës i trajtojnë ata personazhe me aq dashuri, por unë nuk izolohem dot aq më tepër që kam vajzën.

As më përpara nuk do ta kisha zgjedhur se do kisha frikën e gjykimit dhe paragjykimit. Kurse tani kam shumë gjëra jashtë si vajza pra, familja, familja e madhe pasi unë jam shumë e lidhur me mamin, babin, motrën e vëllain", u shpreh moderatorja. 

 

 

Të fundit