Flash News

POLITIKOFF

“Kam lënë zemrën në fushë”, Muller: Kjo ishte ndeshja ime e fundit me Gjermaninë

“Kam lënë zemrën në fushë”, Muller: Kjo

Thomas Muller njoftoi tërheqjen nga kombëtarja gjermane pas eliminimit nga Kupa e Botës.

“Nëse kjo ishte ndeshja ime e fundit, dua të them diçka për tifozët e Gjermanisë. Ishte një kënaqësi e madhe, kam pasur momente të shkëlqyera dhe kam lënë zemrën time në fushë në çdo ndeshje”-tha lojtari i Bayern Munich pas takimit me Kosta Rika-n që përfundoi me rezultatin 2-4.

Me Gjermaninë ai fitoi Kupën e Botës në 2014 në Brazil.

“Është një fatkeqësi e vërtetë. Dhemb, sepse rezultati ynë mund të ishte i mjaftueshëm. Kemi një ndjenjë pafuqie”-tha ai pas ndeshjes.

Për Kai Havertz dygolëshi kundër Kosta Rika-s ishte më i hidhuri i karrierës së tij. Duke folur për mediet pas fitores 2-4 ndaj Kosta Rika-s, por njëkohësisht përtej triumfit të kësaj të enjtje, pas eliminimit në fazën e grupeve të Kupës së Botës, Katar 2022, Havertz u shpreh se janë fajtorë për këtë fund.

“Ne duhet të fajësojmë vetëm veten që pësuam dy gola në 15 minuta kundër Japonisë”, tha sulmuesi i Chelsea-t.

Të fundit